Federata e Futbollit të Zvicrës e ka marrë me pikëllim lajmin për zhdukjen e futbollistes, Florijana Ismaili. Federata njofton se policia po vazhdon kërkimet.
“Ne jemi shumë të shqetësuar dhe nuk kemi hequr dorë nga shpresa që gjithçka do të dalë mirë.
Jemi në kontakt të vazhdueshëm me familjarët dhe për momentin nuk mund të japim asnjë informacion tjetër” thuhet në njoftimin e Federatës.
Futbollistja shqiptare që luan për Zvicrën kishte dalur për sheti në liqenin e Como-s, së bashku me një mik, dhe më pas ajo është zhdukur.