Pas tragjedisë së rëndë që ndodhi sot në Gjilan, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka aktivizuar menjëherë mekanizmat emeregjentë, duke përfshirë të gjithë drejtorët e drejtorive dhe në bashkëpunim me policinë, prokurorinë dhe organet tjera, po e menaxhon këtë situatë të rëndë.
“Nga informatat e para, mund të konfirmojmë se fatkeqësisht një person ka vdekur, ndërsa 10 janë lënduar. Sipas informatave të para, kamionit me targa 01 nuk i kanë funksionuar frenat dhe pos dëmeve në njerëz, ka edhe dëme të mëdha materiale, ku janë përfshirë dhjetëra vetura dhe dëmtim i pronës publike. Lutem që familjet e personave të prekur ta përballojnë këtë dhembje që është tragjike për të gjithë ne”, ka thënë Haziri.
Haziri ka konfirmuar se ka anuluar çdo lloj aktiviteti sa i përket shënimit të 7 Marsit në shenjë solidariteti.