Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti pas breshërit qe ka rënë dje edhe në disa fshatra të Komunës së Vitisë dhe i cili shkaktoi dëme të mëdha në kultura të ndryshme bujqësore, njofton se kjo komunë ka të formuar komisionin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore.
Kjo drejtori iu ka bërë thirrje të gjithë fermerve të Komunës së Vitisë që të paraqesin dëmet në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në mënyrë që komisioni i formuar nga Kryetari i Komunës të del në teren për të vlersuar dëmet.