Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot ka konfirmuar rastin e parë pozitiv me virusin COVID-19 në Komunën e Kamenicës.
Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati është në kontakt të vazhdueshëm me IKSHP-në, dhe gjendja e personit të prekur nga ky virus është e mirë.
Në mes të tjerash Kastrati u bënë apel të gjithë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos rrezikojnë vetën duke u ekspozuar jashtë.
“Virusi është i padukshëm, mirëpo efekti është shumë i rrezikshëm. Duke qenë mospërfillës ndaj udhëzimeve të institucioneve, ne mund të rrezikojmë jetën e më të dashurve tanë, shëndetin e prindërve, apo të tjerëve me sëmundje kronike. Andaj, merreni me shumë seriozitet! Dalja jashtë të jetë opsioni i fundit. Vetëm kur është e domosdoshme”, shtoi ai.
Këtë situatë mund ta kalojmë më lehtë duke i respektuar udhëzimet dhe masat e dhëna nga IKSHP për të qëndruar në shtëpi e për t’u kujdesur për higjienën personale.