Pas raportimeve nga qytetarët e Lagjes Malësia në Kamenicë, për rrezikun nga shtyllat elektrike, i menjëhershëm ishte reagimi i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat (DSHPAI).
Drejtuesit e kësaj drejtorie kanë kërkuar intervenim sa më të shpejtë për të zgjidhur problemin nga Distrikti i KEDS-it në Gjilan.
Rregullimi i shtyllave elektrike është përgjegjësi e KEDS-it dhe shpresojmë që sa më shpejt të intervenojnë.
“Komuna e Kamenicës vazhdimisht po përcjell raportimet nga qytetarët, dhe po angazhohet në zgjidhjen e secilit problem. Ju ftojmë që të dërgoni fotografi nga terreni për problemet e juaja, duke rritur kështu edhe qytetarinë aktive”, thuhet në njoftimin e komunës.