Policia e Kosovës, njësitet anti-drogë nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan kanë ndaluar dy persona shqiptar shtetas të Kosovës dhe gjatë kontrollit fizik te njëri person kanë gjetur një sasi të substancës narkotike e dyshuar si marihuanë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se substanca narkotike është sekuestruar dhe i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Substancës narkotike i është bërë testi fushor e cila rezulton 0.3 gram e llojit Marihuanë. Me vendim të Prokurorit, rasti i referohet Prokurorisë Themelore me procedurë të rregullt.