Pas inaugurimit të spitalit të fëmijëve “Sheikha Fatima”, Kryeminsitri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet dy letrave të falënderimit, ka shprehur sërish mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që Emiratet e Bashkuara Arabe ia kanë dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës.
Kryeministri falënderoi Ministren e Shtetit, Dr. Maitha bint Salem Al Shamsi dhe Drejtorin e Departamentit të Shëndetësisë në Abu Dhabi, Sheikh Abdulla bin Mohammed bin Butti Al Hamed për investimet në përmirësimin e infrastrukturës tonë shëndetësore.
Ai theksoi se spitali i fëmijëve në Prishtinë do të mbetet dëshmi e përjetshme e solidaritetit dhe shpirtit human të popullit të Emirateve të Bashkuara Arabe për fëmijët e Kosovës./2LONLINE.com/