Janë bërë një dekadë që kur Gjilani ka kaluar për herë të fundit në gjysmëfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës.
“Kuqebardhët” u mposhten në cerkfinalen e sotme ndaj skuadrës së Drenicës , me rezultatin 2-1 pas 120 minutave lojë, me kete disfatate perfundoi edhe enderra e tifozeve, per trofeun e Kupes kete vit.
Pas ndeshjes kanë reaguar edhe Skifterat, në faqen e tyre zyrtare. Sipas tyre, disa futbollistë ende nuk e kanë kuptuar peshën e fanellës të cilën e djersitin.
Ky është reagimi i plotë:
Një ndeshje alarmuese që kërkon reflektim të thellë dhe reagim të shpejtë nga ata që bartën barrën e ndërtimit të ekipit.
Eliminimi i sotëm e vë në pah faktin se në klubin tonë edhe më tutje ka lojtarë dhe udhëheqës që nuk kanë arritur të kuptojnë peshën e fanellës, të cilët nuk e kanë të kjartë seriozitetin e punës që duhet të kryejnë dhe na sjellin në situatë tejet të pakëndshme në një kohë shumë të papërshtatshme kur të gjithë sytë janë kthyer kah Gjilani.
Në këtë kohë kur asgjë nuk i mungon ekipit urgjentisht duhet të analizohet dhe eliminohet problemi që pengon zhvillimin e lojës së vërtetë të Gjilanit drejt objektivave të veta.