Kryesia e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, shprehë keqardhje për dorëheqjen e kryetares së deritanishme të Qendrës, Besa Baftiu.
Njëkohësisht, në emër të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, zonjën Besa Baftiu e falenderojmë për angazhimin e gjertanishëm në këtë Qendër, thuhet në komunikatë.
Kryesia e Vetëvendosjes po ashtu i ka ftuar aktivistët që të kursehen nga komentet në lidhje me dorëheqjen e zonjës Baftiu, sidomos nga fyerjet.
Bazuar në statutin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, që nga ky moment Lëvizja në Gjilan udhëhiqet nga nënkryetari i parë, Nehat Osmani, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.