Për nder të pensionimit të punëtorit, Asllan Beqiraj-zyrtar i të hyrave në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa – Komuna e Kamenicës, me një organizim simbolik, Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, ka ndarë mirënjohje në shenjë respekti për punën e bërë gjatë këtyre viteve.
Drejtoresha Dermaku, duke e uruar për pensionimin, ka falenderuar zyrtarin Asllan Beqiraj, për punën, korrektësinë dhe përkushtimin e vazhdueshëm.
Ndërsa, zyrtari Asllan Beqiraj, ka falenderuar të gjithë kolegët dhe zyrtarët komunal për bashkëpunimin në punë dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë këtyre viteve. /2LONLINE/