Për nder të pensionimit të punëtorit, Milit Thaçi- Përgjegjës i Arkivit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e udhëhequr nga Arianit Ibrahimi, ka ndarë mirënjohje në emër të Kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, në shenjë respekti për punën e bërë në administratën komunale.
Fillimisht, Drejtori i DKRS-së Arianit Ibrahimi, ka folur për punën dhe angazhimin e deritanishëm të punëtorit Milit Thaçi, duke e falënderuar për punën, bashkëpunimin dhe qasjen pozitive me gjithë ekipen e punës.
“Është kënaqësi dhe krenari kur dikush pensionohet me nder dhe e gëzon respektin e të gjithëve”, tha Ibrahimi.
Ndërsa, Milit Thaçi, ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin në punë, gjatë gjithë këtyre viteve. Po ashtu, ai ndau edhe disa kujtime nga fillimi i punës së tij, deri në pensionim.
Milit Thaçi, ishte punëtor në komunë qysh nga data 21.10.1999 deri më 20.02.2020.