Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka vlerësuar ditën e sotme, si një ditë të rëndë, pasi i kemi 15 raste të reja pozitive me COVID-19.
“Ditë e rëndë për Gjilanin në ditën e parë të Ramazanit dhe në #ditën43 të përballjes me Covid-19, pasi i kemi 15 raste të reja pozitive, 7 në Livoҫ të Epërm, 7 në qytet dhe 1 në Kosaҫë.
Rastet janë nga kontaktet me të prekurit e Kamenicës dhe tashmë i kemi indentifikuar kontaktet e të prekurve të fundit, derisa familjet janë në karantinë.
E falënderoj ministrin Vitia për mbështetjen dhe së bashku me Komitetin për menaxhimin e emergjencave në Gjilan, jemi në koordinim të plotë për hapat e mëtutjeshëm.
Apeloj që të vetëpërmbaheni. Mos dil nga shtëpia, mos ia jep e as mos ia merr kërkujt #Covid19. Nëse qëndroni në shtëpi, gjasat që të infektoheni janë zero. #rriNshpi, ka thënë kryetari Haziri.