Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka bërë me dije se bashkë me Rrezarta Fondaj nga American Advising Center, kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit, për partneritet dhe bashkëpunim të ndërsjellë, për të rinjtë e Kamenicës.
“Ky bashkëpunim do të mundësojë ofrimin falas të trajnimeve, kurseve të gjuhës, punëtorive dhe sesioneve informuese për mundësitë e studimeve në SHBA”, ka thënë kreu i Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/