DYLON

Mbështetje dhe interesim të shtuar në fushën e mirëqenies

Mbështetje dhe interesim të shtuar në fushën e mirëqenies
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e DSHMS-së, së Gjilanit, Aurorë Osmani, së bashku me drejtorin e Qendrës për Punë Sociale,  Mursel Zymberi, po marrin pjesë në tryezën e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, Kolegjiumi për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Kjo tryezë ka për qëllim diskutimin e temave aktuale në kuadër të zhvillimit të veprimtarisë së Kolegjiumit.

EkoHigjiena

Pikat kryesore që po zhvillohen në këtë takim janë:

Mirëqenia sociale/ Politika rekomanduese për shëndetin e fëmijëve

Nevoja e përkrahjes së Qendrave për Punë Sociale/ Fuqizimi i shërbimeve socisle

Nevojat dhe sfidat e mjekësisë primare

Në fjalën e saj drejtoresha e DSHMS-së, Aurora Osmani vuri në pah vëmendjen institucionale që tanimë me qeverisjen e re ka edhe Qendra për Punë Sociale.

“U ritheksua edhe njëherë që me vullnetin e Kryetarit të Komunës z. Alban Hyseni, ka filluar edhe kompensimi i orëve të kujdestarisë për punëtorët socialë, që më parë nuk ka qenë duke u implementuar”, thotë drejtoreshe e DSHM-së.

Gjithashtu janë siguruar kushte teknike të të punuarit.

Ndërkaq drejtori, Zymberi, falënderoi komunën për mbështetje dhe interesim të shtuar në fushën e mirëqenies. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.