Bashkëpunimi mes gazetarëve dhe veçanërisht mes medieve, kur puqen politikat e tyre redaktorialë si dhe interesat e përbashkëta, vlerësojmë se janë të një rëndësie të veçantë. Ne përgjatë punës tonë kemi pas partnerë, por jemi të interesuar që të zgjerojmë rrjetin e partnerëve.
Ne jemi portal specifik, pasi mbulojmë një rajon të caktuar. Fokus kryesor kemi Rajonin e Gjilanit, mbulimin e zhvillimeve të përgjithshme në hapësirën e këtij rajoni. Por, falë partnerëve, në bashkëpunim me ta, (apo duke u përpjekur maksimalisht t’i respektojmë kushtet e përdorimit), ne u ofrojmë informacione lexuesve tanë edhe jashtë këtyre kufijve.
Në këtë hapësirë do t’i publikojmë logot të lidhur me adresën e faqeve të tyre (URL-në), si hap të parë të ndërlidhjet, ndërkohë që të gjithë ata që dëshirojnë një bashkëpunim konkret, ju lutëm mos hezitoni por na shkruani, për format e bashkëpunimit në adresën.
Jemi të hapur për bashkëpunim të ndërsjellë.
Lista e radhitur sipas rendit alfabetik: