Të gjitha subjektet politike janë shprehur të gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve në fillim të qershorit. Vetëm AKR, e Behgjet Pacollit, nuk e pranon që ky proces të zhvillohet në muajin qershor. Thonë se nuk garantohen zgjedhje fer.
Në përjashtim të Aleancës Kosova e Re, të gjitha partitë politike e pranojnë 8 qershorin si datë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale.
Edhe pse është kohë e shkurtër për organizmin e zgjedhjeve, sipas zyrtarëve të lartë të subjekteve politike, kjo nuk duhet të paraqesë problem për KQZ-në që të përgatitet për këtë proces, shkruan Zëri.