Në orët e pas ditës së të dielës, në zyrën e Partisë Republikane (PR), në Bujanoc, u formua Forumi Rinor i kësaj partie. Takimin e Forumit Rinor, e konsideroi të hapur kryetari i Partisë Republikane për rajonin e Luginës së Preshevës, Avdil Ramadani, i cili njëherit është edhe nënkryetar i kësaj partie në nivel republike.
Zotëri Ramadani, në fillim i njoftoi të rinjtë republikanë, për rolin dhe rëndësinë, që ka kjo parti për avancimin dhe promovimin e të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi, duke u fokusuar në të drejtat e shqiptarëve si komunitet në këtë shtet shumetnik.
Pjesa e dytë e këtij takimi kishte karakter zgjedhor.
“Rinia republikane zgjodhi Forumin Rinor, duke e emëruar për kryetar Valon Ismailin, pastaj për nënkryetar Lulzim Beqirin dhe për sekretar Leon Kastratin dhe arkëtar Behar Rexhepi. Kryesia e Forumit Rinor të Partisë Republikane përbëhet prej 15 anëtarësh, të cilët kryesisht janë studentë të dalluar dhe solid nëpër Universitet e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e PR-së.
Shërbimi për Informim i Partisë Republikane, bën të ditur se së shpejti do të formohet edhe Forumi i Gruas, në kudër të kësaj partie, e cila në statutin dhe programin e saj e ka konceptin e zgjidhjes së problemeve të qytetarëve pa dallime përkatësie kombëtare në Serbi, thuhet në kumtesën e nënshkruar nga kryetari i saj z. Avdil Ramadani, transmeton Titulli.com.