Partia, Republikanët e Kosovës (REK), është partia më e re që i shtohet formacionit politik në vend. Kjo forcë politike lindi në kohën e duhur për të qenë zëri i qytetarëve. Prej gati dy vjetësh nga themelimi i saj, kjo forcë politike ka nisur punën intensive për krijimin e degëve të reja në të gjitha komunat e Kosovës. Gjatë këtyre takimeve intensive drejtuesit e kësaj force politike janë njohur më nga afër me gjendjen politike dhe ekonomike në vend, thotë Faton Kurti, Kryetar i REK-ut.
Sipas tij, në thelb të programit politik të Partisë,Republikanët e Kosovës (REK), është qytetari, individi, rinia, e cila është e ardhmja e këtij vendi. Partia Republikanët e Kosovës (REK) është themeluar nga një grup intelektualësh dhe të rinjsh, të cilët premtojnë shumë për zhvillimin e vendit, por tashmë pas dy vjetësh radhët e kësaj force politike shtohen çdo ditë edhe më shumë.
Intelektualë, të cilët janë vlerësuar maksimalisht si akademikë dhe profesionalist në vende të ndryshme të Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ofrojnë pa asnjë hezitim eksperiencën dhe dijet e tyre për integrimin dhe zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës.
Si njerëz me vizion të qartë, Republikanët e Kosovës ofrojnë platformën e tyre, e cila është një ofertë e re dhe mjaft premtuese për qytetarët kosovarë, duke qëndruar larg mashtrimeve, vjedhjeve dhe korrupsionit që kanë ofruar këto 16 vite partitë e tjera politike të Kosovës, duke e futur vendin në një kaos total politik, por dhe ekonomik.
Nisur nga situata e rëndë politike në vend, Republikanët e Kosovës, ofrojnë për qytetarët e Kosovës alternativën më të mirë, e cila ka në thelb stabilitetin politik në vend.
“Si parti e re opozitare, në skenën politike të vendit, oferta jonë, është e mbështetur mbi parimet e një politike të mirëfilltë demokratike, për qytetarët tanë, për një politikë ndryshe nga ajo çfarë ka ofruar deri më sot mazhoranca dhe opozita e sotme, që për faj të politikave të gabuara të ndjekura deri më sot e kanë sjell vendin në këtë gjendje të rëndë e të pa shpresë në të gjitha fushat e jetës. Kosova dhe qytetarët e saj, historia e vuajtjes së tyre tashmë është e gdhendur me gjak, nuk e meriton një trajtim të tillë, një nëpërkëmbje dhe mungesë vlerësimi nga forcat kryesore politike në vend”, ka thënë Kurti
Kreu i REK-ut thotë se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për më shumë vlerësim, vëmendje dhe meritojnë një qeverisje dinjitoze, ndaj në këtë kohë të vështirë ofrohet alternativa e Partisë,Republikanët e Kosovës (REK) një alternativë, e cila më mbështetjen edhe të popullit dhe rinisë së Kosovës do të bëjë të mundur realizmin e ndryshimeve rrënjësore politike në vend.
Ndaj sipas tij, Partia Republikanët e Kosovës (REK), i bën thirrje të gjithë banorëve të Kosovës, të rinjve të rejave,pensionistëve, bujkut, punëtorit, mësuesit, mjekut, të gjithë intelektualeve të mbështesin këtë forcë politike në nismën e saj si zgjidhja me e mirë për kapërcimin e këtij ngërçi politik.
“Mënyra e keq qeverisjes dhe politik-bërja e keqe nga të gjitha forcat politike, po e dëmton gjithnjë e më shumë imazhin e Kosovës karshi vendeve të Bashkimit Europian ku Kosova synon të behet pjesë dhe tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë qenë dhe janë një nga aleatët më të mirë të vendit tonë.
Me kalimin e viteve qytetarët e Kosovës kanë kuptuar dhe kuptojnë çdo ditë dhe më mirë se janë viktima të politikave të gabuara, gabim, i cili po e largon çdo ditë dhe më shumë Kosovën drejt rrugës së saj të integrimit Europian”, thotë Kurti.
Sipas tij, për të mos ndodhur kjo, Partia, Republikanët e Kosovës (REK) ju bën thirrje, të gjithë kosovarëve të bashkohen me nismën e tyre në mbrojtje të vlerave të shoqërisë, në mbrojtje të shtetit të Kosovës, duke pasur në duar , në mendje, dhe në vepër programin më të mirë, që na bënë krenar për të jetuar me dinjitet në këtë vend, si qytetarë të lirë të Republikës së Kosovës.
“Ne si Republikanë, kemi dijen, profesionalizmin, guximin, kreativitetin dhe e kemi nisur mbarë, të mbështetur edhe nga faktorët ndërkombëtar, dhe jemi të bindur që programi ynë do të arrijë në duart e çdo qytetari, të cilët do ta pranojnë si të tyre këtë ofertë, e cila vjen në kohën e duhur. Republikanet do të jenë pjesë e zgjedhjeve qendrore, duke u shtrirë në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe jemi të bindur se, me mbështetjen masive që do të marrim nga elektorati kosovar, dhe me ndihmën e pakursyer të miqve tanë ndërkombëtar, të zhgënjyer nga lidershipi politik në vendit, do të qeverisim në të ardhmen e afërt, për t’ju siguruar qytetarëve tanë një jetë më të mire, ashtu si e kanë popujt tjerë Europian” thotë tutje kreu i REK-ut Faton Kurti.
Ai thotë se ka ardhur koha ti themi JO kësaj politike shkatërruese dhe të përqafojmë platformën më të re të Integrimit të vendit në Bashkimin Europian, që ofron Partia,Republikanët e Kosovës. Ti themi JO mungesës së shtetit ligjor, korrupsionit, dhe shkatërrimit ekonomik në vend. Qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë, meritojnë një politikë me dinjitoze, meritojnë një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme, meritojnë një sistem arsimor më cilësor, meritojnë mirëqenie sociale, shëndetësi falas, meritojnë një ambient më të pastër, meritojnë një shtet më të fortë.
“Mundësi, të cilat mund të arrihen vetëm nëse i besoni Partisë,Republikanët e Kosovës (REK), partisë së vlerave të njeriut, partisë e cila ka në themel dhe punon çdo ditë për një Kosovë më të mirë. Ne besojmë në ëndrrën shqiptare… ndërtimin e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të punës Ne besojmë në një Kosovë të fortë dhe të lirë Zoti e bekoftë popullin tonë dhe Kosovën”, thotë Faton Kurti, Kryetar i REK-ut.