Fundi i muajit korrik mund t’i gjejë në karriget e tyre 120 deputetë të rinj të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë fituar besimin e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit, shkruan tribuna.
Në Kuvend po presin certifikimin e rezultateve nga KQZ’ja dhe sjelljen e listës me emrat e atyre që kanë fituar mandat katërvjeçar.Nga rezultatet e para jozyrtare, Kuvendi i ardhshëm pritet të pasurohet me fytyra të reja, ndërsa nuk do t’i mungojnë edhe deputetë të legjislaturës së kalkuar që është vlerësuar si më e dobëta në historinë e funksionimit të parlamentit.