Partitë politike të mëdha janë si bletët e vjetra, nga të cilat krijohen bletët e reja, kështu bëhet shumimi dhe kjo është produktivitet për bletarin.
Nga: Arben MEHMETI
Edhe partitë e mëdha në këtë rast LDK-ja, si bletë e vjetër tashmë është në fazën(sezonin) e lëshimit andaj pritet tashmë ndonjë lëvizje prandaj duhet të bëhen gati hapësirat (skena politike) për vendosje të bletëve të reja (partive të reja). Dhe kjo tashmë është situatë e patejkalueshme si duket për LDK-në.
Dhe, po ashtu kjo duhet të trajtohet si normalitet tashmë pasi nuk ka ndonjë rëndësi se aje aktivistë, veprimtarë, kontributdhënës, etj, për të përfituar politikisht, bile-bile në këtë kohë në mënyrën më të sofistikuar po luftohen vlerat e partisë, duke bërë deputet, ministra, drejtorë, etj, njerëz që ju përkasin partive tjera, njerëz që në fushata ju kanë bashkëngjitë/aderuar në parti dhe si po duket me “çmim dhe sponsorizim” nga se po kanë përparësi për çdo proces.
Parimet duhet të ruhen përkundër servilizmit e interesit që po çmohen nga ata që po ushtrojnë pushtet në emër të partisë.
Pra ata që po shkatërrojnë bazën dhe themelet e partisë janë ata që po ushtrojnë pushtet nga se haptas po injorojnë vlerat autentike të partisë, andaj edhe këta të injoruarit e të diskriminuarit tashmë nuk do të duhej që në procese politike të mbështesin këtë kategori të injorantëve të vlerave partiake.