Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që nga sot pasdite do të ketë ndryshim të motit dhe rënie të temperaturave të përcjellura me reshje.
Komuna e Kamenicës ka të kontraktuar kompaninë për mirëmbajtjen e rrugëve urbane e rurale, e cila do të jetë në terren me të gjitha kapacitetet e saj që të kujdeset që rrugët të pastrohen dhe të jenë të kalueshme, në rast të reshjeve të borës si dhe nga ngricat që pritet të vijnë si pasojë e temperaturave të ulëta.
Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat si dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim janë të gatshme të ofrojnë kapacitetet e tyre për ndihmë qytetarëve në rast të reshjeve.