Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti në vendin tonë sot do të jetë kryesisht i ngjashëm me ditën e premte.
Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të theksuara , meqë vlerat e temperaturave ekstreme do të mbetën pothuajse konstante, me një rritje të lehtë të temperaturave minimale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.
Kurse të dielën moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat maksimale do të shënojnë rënie të lehta.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.
Gjatë këtyre ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jug-perëndimit me shpejtësi 1-6m/s. /2LONLINE/