DYLON

Policia me aktivitete të shtuara për të ofruar më shumë siguri në trafik

Policia me aktivitete të shtuara për të ofruar më shumë siguri në trafik
Avatar photo Redaksia

Zyrtarë policorë gjithandej vendit janë të angazhuar në realizimin e objektivave që dalin nga urdhri operativ për shtim të sigurisë në trafik, thuhet në njoftimin e policisë.

Njësitet Rajonale të Trafikut, Njësia e autostradës, e zyrtarë të tjerë policorë kanë vazhduar së realizuari detyrat e urdhrit operativ me qëllim parandalimi të aksidenteve në trafik dhe ndëshkimin e atyre që bëjnë shkelje të rregullave në trafik.

EkoHigjiena

Gjatë ditës së djeshme (4 janar 2024), policia në tërë vendin ka vendosur 552 Pika për Kontrollimin e Veturave.  Gatë realizimit të këtyre pikave të kontrollit, zyrtarët policorë kanë kontrolluar shpejtësinë e automjeteve, kontrolle me alkool-test, kontrolle për shkelje tjera të rregullave të trafikut. Kështu, për shkelje më të rënda policia ka konfiskuar 32 patentë shofer drejtuesve të automjeteve, thuhet në njoftimin e policisë.  /2LONLINE/