Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se dita e diel do të karakterizohet me mot stabil, me diell dhe vranësira të pjesëshme, më të theksuara rrëzë maleve.
Në viset e ulëta dhe mesatare parashihen kushte për mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s. /2LONLINE.com/