Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, më të përqendruara rreth maleve.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s. /2LONLINE.com/