Parashikimi i motit për pesë ditë me radhë (23-27 janar 2023), sipas Institutit hidrometeorologjik tëç Kosovës (IHMK).
Të hënën- Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në viset e ulëta, ndersa në viset e larta reshje bore. Reshjet parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.
Të marten- Mot i vranët. Në pjesen e parë të ditës parashihen reshje shiu, ndersa pasdite pritet dobesim i tyre. Në juglindje dhe lindje të vendit, nuk parashihet të ketë reshje pasdite.
Të mërkuren – Mot kryesisht i vranët, por i qetë.
Të enjten-Mot i ngjashëm me ditën e merkurë, por më i ftohët.
Të premten- Mot i vranët dhe me kushte për reshje bore.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 8 gradë Celsius.
Edhe gjatë vikendit parashihet reshje bore me intensitet të dobët deri mesatar.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit parashihet do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9 m|s. /2LONLINE/