Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të vijojë edhe për gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit.
Kjo situatë e krijuar meteorologjike vije si pasojë e masave të nxehta të ajrit me presion të lartë atmosferikë.
Të premten parashihet një çrregullim i përkohshëm i parametrave meteorologjik duke krijuar kushte për ndonjë rigë, por që temperaturat e larta mbi 30 gradë do të vazhdojnë edhe për javën tjetër, me tendencë të rritjes.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius.
Indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP dhe të IHMK mbeten në fuqi, që nënkupton kufizimin e kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s. /2LONLINE/