Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java e fundit e stinës së dimrit do të vijojë me kushte më të qëndrueshme meteorologjike.
Nga dita e mërkurë, vende-vende parashihen reshje.
Temperaturat pos ditës së hënë do të shënojnë rritje, sidomos të atyre maksimaleve.
Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -7 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-15 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s. /2LONLINE/