Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë do mbetet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike.
Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot me vranësira, intervale me diell dhe me temperatura që i përgjigjen mesatareve të viteve tjera dhe muajit shtator i cili ne pjesën e tretë do të na sjellë edhe vjeshtën astronomike.
Të enjten dhe të premten do të ketë kushte që në disa zona të bie rigë e dobët e shiut, por përgjithësisht moti do të jetë i qëndrueshëm.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. /2LONLINE.com/