Java fillon me kushte të qëndrueshme meteorologjike.
Parashihen intervale të gjata me diell dhe me pak vranësira të cilat më të fokusuara do të jenë nga dita e enjte dhe gjatë vikendit.
Këto vranësira do të fuqizohen gjatë ditëve të vikendit duke bërë që të kemi ndryshime në kushtet atmosferike.
Parashihen riga shiu të cilat herë-herë do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 11m/s.