Lidhja Shqiptare në Botë dhe Gazeta e Alpeve, në “Sun Garden Events“ të Kompleksin Vali Ranch Resort & Congress Center, në Përlepnicë të Gjilanit, organizuan ngjarjen e vitit – “Takimi i Madh i Anamoravës“.
Si në shumë raste, në pjesën artistike, u shpërfaqë në mënyrë të shkëlqyeshme Ansambli i Këngëve dhe Valleve, AKV “Gjilani”, duke e bërë këtë ngjarje edhe më të veçantë e më madhështore.
Përndryshe, kryetar i këtij Ansambli, Afrim Haziri në një prononcim për Portalin 2LONLINE, u shpreh se ndihet i nderuar që AKV “Gjilani” ishte pjesë e një ngjarje të tillë dhe ishte i kënaqur me paraqitjen për çka edhe u duartrokiten gjatë nga të pranishmit.
“Me kënaqësi njoftojmë pjesëmarrjen e ansamblit tonë në mbledhjen e Anamoravës, e cila u zhvillua në Vali Ranch në Gjilan. Ky tubim përfshiu grupe të ndryshme nga të gjitha pjesët e Anamoravës, si dhe mysafirë nga Shqipëria, Maqedonia dhe vende të tjera, duke e bërë ngjarjen një festë të vërtetë kulturore. Ishte një mundësi e shkëlqyer për ne, t’i ndanim traditat dhe vlerat tona me të pranishmit, të shkëmbenim përvoja dhe të forcojmë lidhjet tona. Pjesëmarrja e ansamblit tonë në këtë event të veçantë ishte një nder i madh dhe një kënaqësi e jashtëzakonshme për ne”, ka thënë Afrim Haziri.
Më posht keni videon e performancën së AKV “Gjilani” në këtë ngjarje. /2LONLINE/