(2L ONLINE) – Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani”, nga qyteti i Gjilanit, është paraqitur ne mënyrën me profesionale dhe dinjitoze në Festivalin për Çamërinë të mbajtur në Sarandë të Shqipërisë, thanë drejtues të këtij ansambli.
Kryetari i AKV “Gjilani”, Nehat Ferati thotë se ky festival mbahet për shumë vite me radhe në qytetin e Sarandës, pjesëmarrës ishin edhe Ansamble dhe grupe nga e gjithë hapësira shqiptare,
“Ansambli “gjilani”, në këtë ngjarje kulturore është paraqitur me këngë e valle, doke dhe zakone autoktone nga treva e Anamoravës dhe Karadakut të luajtura shumë mirë nga valltari i mirënjohur Rifat Idrizi dhe grupi i valltarëve , të përcjella shume mirë nga orkestra e Ansamblit [e udhëhequr nga mjeshtri i madh gjilanas Murat Ismajli e cila vërtet ka treguar një profesionalizëm të vërtet sa i përket muzikës popullore”, ka thënë Ferati.
Gjithashtu, edhe grupi i këngëtarëve i përberë nga : Afrim Haziri, Arbresha Hajdari, Adnan Leka dhe Nehat Ferati të kombinuar me tingujt e orkestrës bënë që publiku artdashës i qytetit të Sarandës të ngrihet në këmbe me këngët patriotike qe u interpretuan.
“Përfaqësuesit i Ansamblit mendojnë se juria “profesionale” nuk ka qenë në nivel të detyrës për shkak të vlerësimeve pa kriter , kështu që mendojmë se këto festivale duhet të jenë revyale sepse për vlerësimin e këtyre programeve vërtet duhet të jenë shumë të paanshëm dhe profesionist të vërtetë , pasi që mund të ndikoj negativisht në kultivimin dhe ruajtjen e vlerave kombëtare” tha Ferati.
Sidoqoftë, ai shton se organizimi i Festivalit dhe mikpritja kanë qenë të jashtëzakonshme nga organizatori i Festivalit.Për programin Artistik është përkujdesur Afrim Haziri në bashkëpunim me Këshillin Artistik. /2L ONLINE/