Njësia e “TASK FORC-ës “-Lindje ( e përberë nga Policia dhe Dogana e Kosovës ) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në zonën kufitare RKS-SRB.
Me datë 05.09.2024 rreth orës 06:35 në brezin kufitar mes fsh.Dobrosinë SRB dhe fsh.Stublinë -RKS është vërejtur një automjet VW Passat me targa serbe i cili dyshohet se ishte duke bere kontrabndim me mallra..
Automjeti i dyshuar është arrit tē ndalet gjatë kontrollit është vërejtur se drejtohej nga i dyshuari nga Bujanoci -SRB ,i cili kishte pasur të ngarkuar disa thasë të najlonit te zi ku në brendsi kishte duhan me peshe nga 500 gram gjithsej 340 kg.të llojeve te ndryshme si:Malbooro slim,Malboro silver,Sobranie dhe Tabako.
Vlera e mallit dhe shmangiet doganore janë rreth 20.000 Euro
Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, malli I kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohet dhe dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë. /2LONLINE/