DYLON

Policia e Kosovës parandalon tri raste të kontrabandimit të mallrave

Policia e Kosovës parandalon tri raste të kontrabandimit të mallrave
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, respektivisht njësia e Taskforcës, në përbërje nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në vazhdën e zbatimit të masave të luftës kundrejt dukurive të kundërligjshme, e në veçanti asaj të kontrabandës, si rrjedhojë edhe e marrjes së veprimeve hetimore dhe operative në terren, në zonën kufitare RKS-SRB ka ndërhyrë në tri raste të ndara, që kanë rezultuar me parandalimin e kontrabandimit të mallrave të ndryshme.

Rasti nr. 1:

EkoHigjiena

Me datën 05.09.2024, rreth orës 06:35, në brezin kufitar mes fshatit Dobrosinë SRB dhe fshatit Stublinë –RKS,  është vërejtur një automjet me  targa serbe, nën dyshimin se ishte duke bërë kontrabandim me mallra.

Automjeti i dyshuar i cili po drejtohej nga i dyshuari mashkull, është ndaluar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se kishte pasur të ngarkuar disa thasë, ku në brendësi kishte duhan me peshë nga 500 gramë.

Duhani ishte i llojeve të ndryshme si: Malbooro slim, Malboro silver, Sobranie dhe Tabako dhe arrinte në peshë të përgjithshme prej gjithsej 340 kg dhe për të njëjtin posedonte dokument mbi prejardhjen e mallit, ndërsa vlera  e mallit dhe shmangiet doganore janë rreth 20.000 euro.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorin kompetent, kurse malli i kontrabanduar  dhe automjeti janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor për procedurat e mëtejme sipas kompetencës.

Rasti nr. 2: Me datën 04.09.2024, rreth orës 18:40, në brezin kufitar në mes të fshatit Breznicë SRB dhe fshatit Karaçevë e Poshtme – RKS,  është vërejtur një automjet me  targa vendore duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Gjatë kontrollit të automjetit i cili po drejtohej nga i dyshuari  mashkull kosovar, i njëjti kishte pasur të ngarkuara 798 shishe me birra Zajrqasko (me nga 0.5 litër) pa dokumente mbi prejardhjen e mallit.

Rasti nr. 3: Me datën 04.09.2024, rreth orës 19:50, në brezin kufitar në mes të fshatit Breznicë SRB dhe fshatit Karaçevë e Poshtme – RKS,  është vërejtur një automjet me  targa vendore duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Gjatë kontrollit të automjetit, i cili po  drejtohej nga i dyshuari  mashkull kosovar, është vërejtur se kishte pasur të ngarkuara 27 pako me speca në peshë rreth 300 kg. pa dokumente mbi prejardhjen e mallit. Lidhur me rastin automjeti dhe mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminal doganor për procedurat e mëtejme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.