Njësitë e Doganës kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin e testeve të shpejta për COVID 19.
Në pikë-kalimin kufitar të Dheu të Bardh oficerët doganor kanë arritur të parandalojnë futjen e mallrave të kontrabanduara. Në pyetjen e zyrtarit doganor se a ka diçka për të deklaruar, vozitësi (shtetas i Republikës së Kosovës) i automjeti që vinte nga Serbia është përgjigjur negativisht. Vetura është selektuar për kontroll detal ku dogana është asistuar edhe nga policia dhe gjatë kontrollit janë gjetur të padeklaruara një sasi e testeve të shpejta për COVID-19, thuhet në njoftimi ne doganës së Kosovës.
Sasia e testeve te shpejta është si më poshtë:
1.Nasocheck Comfort SARS-COV-2 Antigen-Schnelltest-gjithsej 446 copë
2.Singclean IVD COVID-19 Test Kit (Colloidal Gold Method)- gjithsej 39 copë
3.LUNGENE COVID-19 Antigen Rapid test- gjithsej 16 KompleteX5 80 copë
4.Vicesars-COV-2 Antigen rapid test-20pce Gjithsej ne copë janë 585 copë.
Mallrat janë konfiskuara si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtëse.
Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: [email protected]. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit, thuhet n= fudn të njoftimit të Doganës së Kosovës. /2LONLINE.com/