Policia e Kosovës, njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.
Më 24.06.2022 rreth orës 21:00, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta dhe vëzhgimeve në prita të befasishme, policia ka arritur të vërejë dhe më pas ka përcjellë hyrjen e mallrave përmes rrugëve malore ilegale nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës. Policia ka ndaluar një mjet transportues të mbyllur (furgon), në të cilin ka gjetur dhe sekuestruar:
• Vaj motorik 50 bidona x 20l = 1000 litra
• Divan (mobile ) dysh = 10 copë
• Divan (mobile) njëshe = 40 copë
• Tavolinë (mobile) = 2 copë, si dhe
• Pjesë të ndryshme për mobileje.
Njësia e Policisë Kufitare me mbështetje të hetimeve rajonale dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për hetimin e rastit si dhe parandalimin e rasteve të tilla, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme. /2LONLINE/