Dogana e Kosovës bënë me dije se Njësia e TASK FORC-ës -Lindje (e përberë nga Policia Kosovës dhe Dogana e Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS.
Më datê 10.10.2024 nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti transportues VW furgon me targa vendore.
Gjatë kontrollit është vërejtur se kishte të ngarkuara 750 copë pula te gjalla, pa asnjë dokument mbi prej ardhjen e tyre, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Serbia ne Kosovë përmes rrugëve ilegale.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.
Rasti mbetet te procedohet nga njësitet e doganës sē Kosovës. /2LONLINE/