Parandalohen tri raste të kalimit ilegal të kufirit shtetëror, iniciohen rastet penale për hetim, në bashkëpunim me prokurorinë e Shtetit.
Bazuar në informata relevante të pranuara përmes rrugëve operative, me datën 21.12.2023 në rrugën Koshuticë – Leposaviq, patrullat kufitare policore kanë parandaluar kalim të paautorizuar të vijës kufitare dhe kontrabandim me mallra në drejtim të daljes nga territori i Republikës së Kosovës, në tri raste të ndara, si në vijim:
- Rasti i parë,
Vetura Hyundai, ngjyrë e hirit me targa serbe me dy të dyshuar meshkuj, në të cilën kishte të ngarkuar një gjenerator dhe pajisje bujqësore (frezë); - Rasti i dytë
Kamioni SCANIA me targa të RKS-së, të cilin e voziste i dyshuari mashkull dhe në kamion kishte të ngarkuar drunjë, dhe - Rasti i tretë
Vetura e tipit SHARAN ngjyrë e hirit, me targa serbe, me vozitës të dyshuarin mashkull, vetura e ngarkuar me ambalazh të birrave.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar tri raste “Kalim i paautorizuar i vijës apo vendkalimeve kufitare më tentativë”, të cilat janë duke u hetuar nga autoritetet kompetente. /2LONLINE/
Në vijim gjeni disa foto të rasteve: