Një nga derbit më të mëdhenj në Republikën e Kosovës është padyshim ballafaqimi mes dy rivalëve të qytetit të Gjilanit, Gjilani dhe Drita që do të rikthehet sot. Dhe rivaliteti jo vetëm që do të zhvillohet në fushë por ai më i madh do të jetë edhe në tribuna të stadiumit të qytetit.
Pritet një atmosferë madhështore që do ta bëjnë ‘Skifterët’ e Gjilanti dhe ‘Intelektualët’ e Dritës.
SportALB ka realizur një intervistë me dy liderët e tifozëve, Valon Selimi (Skifterat) dhe Adhurim Jakupi (Intelektualët)
Jakupi i Intelektualëve ka thënë se përgatitjet deri më tani kanë ecur sipas planit, kur idhet pesha e këtij derbi kjo u jep motiv edhe më të madh rreth organizimit të një spektakli që, sipas tij vetëm Intelektualët dinë ta bëjnë. Ai tha se janë gati për këtë sfidë.
“Me pak para ne bëjmë shumë!!! Atë çka e bëjnë INTELEKTUALËT e kanë zili secili tifogrup. Janë fotot dhe atmosfera në stadiume si dëshmi për këtë. Ju thash më lartë neve nuk na nevojiten shumë financa për të bërë spektakël”, ka thënë Jakupi.
Ai tha se kanë bashkëpunim shumë të shëdoshë me klubin e futbollit DRITA. Dhe se janë një “Këto dy nuk ndahen dot! As Drita nuk mund pa Intelektualët por as Intelektualët nuk munden pa Dritën. Shumë qytetarë sportdashës na kanë ndihmuar githmonë, dhe më besoni se për një kohë të shkurtë jemi në gjendje ti mbledhim me mijëra euro nëse është nevoja”, tha ai.
Jakupi ka premtuar një spektakël i madh por dëshiron që kjo të jetë befasi.
Edhe Valon Selimi i ka thënë SportALB se deri më tani planet e tyre kanë ecur si është më së miri, ashtu siç dinë Skifterat për spektakël që ti lënë të tjerët me gojë hapur
“Ne nuk e kemi problem mobilizimin, Skifterat qoftë edhe për një javë dinë të mobilizohen dhe të dhurojnë spektakël në ndeshje. Ne njihemi për këto pune, harxhime ka shumë po besoj qe ja vlen sepse ky derbi nuk njeh kufi, jemi në gjendje me dhënë gjithçka vetëm për me dal sa ma mirë”, ka thënë ai..
Edhe Selimi ka thënë se kanë dhe kanë pasur gjithmonë mbështetjen pa rezervë të klubit Gjilani, sidomos kur është në pyetje një derbi si ky. Gjithashtu përkrahjen e donatorëve e kanë gjithmonë, sepse janë njerëz qe e duan klubin me zemër dhe pa asnjë interes.
I pyetur për përgatitjet të diçkaje te re sa i përket këngëve apo pankartave ose flamujve gjigant siç jemi mësuar ti shohim, Selim itha se gjithmonë përgatiten ekstra për derbin më të madh në shqiptari, kënge, ide te reja të pa dëgjuara janë motiv shtesë për ata si organizatorë. Kjo do te shihet në stadium.
Ai ka thënë se do ta mbushin stadiumin dhe se qyteti veç se dominon me ngjyrat identifikuese të tyre , sepse e përfaqësojnë qytetin, logon e komunës, janë vendas gjithmonë. Stadiumi do të duket Kuq e Bardhë i tëri, premton ai
Përndryshe, Gjilani mund të thuhet se sot ka festë ndërsa cili do të jetë epilogu i këtij takimi pritet të shihet pas 90 minutave lojë. Ata që e kërkojnë të dyja taboret është se të gjithë duhet të drejtohen për kah stadiumi i qytetit ku pritet për shumë pak minuta të fillojë edhe derbi i shumëpritur (ora 13:00). /2lonline/
/fotoilustrim/