Të rinjtë e Kosovës ardhmërinë e vet e shohin jashtë vendit, për shkak të papunësisë, e cila është më e larta në rajon, si dhe për shkak të një pasigurie ekonomike, sociale dhe politike që mbretëron në vend.
Gzim Shala
Siç dihet zyrtarisht thuhet se papunësia është diku mbi30 për qind. Por tek moshat e reja, është mbi 55 për qind. Madje, mendoj që kjo papunësi është shumë më e madhe se 55 për qind. Por duke e ndryshuar metodologjinë e përllogaritjes së papunësisë dhe duke e bërë që të duket që brenda gjashtë viteve, papunësia është ulur prej 45 në 30 për qind, ne vetëm po e gënjejmë veten me statistika, se kemi arritur ta ulim papunësinë, e në fakt nuk ka vende të reja pune të krijuara.
Nëse do të llogariteshin studentët, e mendoj se mbi 70 për qind e studenteve më përpara do të gjenin një vend pune sa do t’i vazhdonin studimet, papunësia tek grup moshat e reja do të ishte më e madhe se 55 për qind apo mbi 60 për qind, sepse diku 60 mijë student nuk llogariten si njerëz të papunë.
Këtë mundem te ua argumentoj edhe nëse i referohemi datës 09.04.2017, ku për 70 vend pune kishin marrë pjesë në intervistë mbi 4000 veta, këtu shumë qartë shihet shkalla e papunësisë në Kosovë dhe në këtë kontekst të këtyre vendeve të lira pune dhe kësaj konkurrence, edhe në komunën e Gjilanit dhe të Anamoravës, prej nga jam edhe unë.
Këta qindra qytetarë nga Komuna e Gjilanit që ishin duke hyrë në intervistë për të gjetur një vend pune në qendrën e paraburgimit ne Gjilan e dëshmon se papunësia është shumë e madhe në komunën e Gjilanit. Mos të ishin kafeterit dhe disa qendra tregtare e markete, që të punësoheshin paksa ca të rinj, do te ishte edhe me e rënd gjendja. Qyteti i Gjilanit njihet si një ndër qytetet qe kamerieret janë më të shkolluar, me fakultete dhe me mastera .
Me poshtë mund të shihen edhe disa foto të bëra pasi isha ne vendin e ngjarjes. Me të vërtetë më erdhi shumë rënd duke i parë të gjitha ata njerëz duke pritur vetëm për 70 vende pune. Përndryhse mësohet se gjatë testimit kishte pas pyetje aty edhe për gjuhë dhe letërsi shqipe e disa pyetje të tjera që nuk kishin të bëjë për vendin e punës për të cilën kanë aplikuar qytetarët.
Duhet që Kryeministri dhe Qeveria po ashtu edhe Qeverisja lokale që të punojnë më shumë për të gjet mënyrën e thithjeve të investitorëve të huaj , dhe te investojnë me shumë në bujqësi dhe në këtë mënyrë të bëjmë edhe hapjen e vendeve të punës, se pa zhvillimin e bujqësisë nuk do të ketë as zhvillim ekonomik, etj .