Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se PAP testi është shërbimi shtesë i radhës që ka filluar të ofrohet nga sot në QKMF- në e Gjilanit.
Ai tha se ky shërbim është mundësuar nga bashkëpunimi mes Komunës së Gjilanit, Spitalit të Përgjithshëm dhe organizatës AMC.
Për termine të PAP testit numri kontaktues është 044 294 094 nga e hëna deri të premten brenda orarit të punës. Ndërsa, mostrat meren të mërkurën nga ora 07:00 deri në 14:00. /2LONLINE/