Pamundësitë që sjell izolimi i vizave me një shembull konkret personal.
Shkruan: Liridon Rama
Para më shumë se një muaji, pas një procesi të vlerësimit pranova një e-mail që kisha arritur të kualifikohem për pjesëmarrje në një trajnim/konference e cila kishte shumë objektive, por ndër më kryesoret ishin – vlerat evropiane, diskursi i ri politik (i së djathtës ekstreme), refugjatët, zhvillimi i formave të reja të mendimit kritik, ofrimi i ideve të reja për zhvillimin e të rinjve ndërmjet aktivizimit politik/qytetar dhe gjëra të ngjashme.
E gjithë koha e trajnimeve dhe angazhimeve që ishte planifikuar më parë ishte 8 muaj, dhe do mbahej në disa faza të ndryshme kohore, por që së pari do të ndiqnim një trajnim në shtetin e Latvisë e pastaj në Mal të Zi pas disa muajsh dhe kjo do ndiqej rregullisht ndërmjet aktiviteteve tjera.
Dhe me gjithë se të gjitha këto shpenzime të këtyre muajve do të mbuloheshin nga organizatori, unë pas disa orë pritjesh në ambasadë, morra përgjigje se viza ime ishte refuzuar ngase “nuk justifikohej udhëtimi dhe kthimi ishte i pasigurt në vendin e origjinës”.
Pos të gjitha shpenzimeve dhe kohës që kalova për përgatitje për trajnim dhe nxjerrjes së dokumenteve, mua po ashtu më është mohuar e drejta për edukim dhe zhvillim e cila sigurisht se do të ndikonte në ngritjen e aftësive të mija personale dhe profesionale.
Prandaj, rroftë izolimi dhe politikat tona së bashku me ato të Evropës që janë ksenofobe në mënyrën se si trajtohemi në ambasada.