Të reshura të vazhdueshme shiu dhe bore sollën edhe vërshimet në disa regjione të vendit. Nga një situatë e tillë është prekur edhe Komuna e Gjilanit.
Pamje nga fshati Uglar, pas reshjeve të fundit
Pas reshjeve të fundit, thuajse në gjitha qytetet e Kosovës patë shumë vërshime në vende të ndryshme duke shkaktuar edhe dëme. Në Uglar dhe Malishevë të Gjilanit rruga ka qenë e bllokuar gjate ditës së sotme, pikërisht për shkak të vërshimeve.
Përndryshe, kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë sot se ka pas intervenimeve të ekipeve komunale, ku janë evakuuar 18 qytetarë.
Përndryshe, gjendja më e rënduar ka qenë në Lagjen e Rrushnajave, 2 Korriku, pjesa përskaj kazermës se FSK, në fshatin Malishevë e Uglar. /2LONLINE.com/