SC Gjilani u obligua të zhvillojë ndeshje jashtë qytetit të Gjilanit dhe pa tifozë, pas dënimit të FFK-së, pasi një person goditi gjyqtarin në ndeshjen e organizuar në Gjilan ndaj Llapit.
Si rrjedhojë, Gjilani ndeshjen e javës së 12-të e zhvilloi në stadiumin e Feronikelit në Skenderaj dhe kjo duket se i kushtoi, pasi humbën me rezultat 0:2.
Në anën tjetër, dhjetra tifozë nga grupi “Skifterat” kanë udhëtuar në përkrahje të klubit ‘kuqebardhë’, edhe pse e kishin të ndaluar të hynin në stadium.
Tifozët gjilanas u vendosën prapa portës në veri jashtë stadiumit, derisa mbështesnin skuadrën e tyre.
Megjithëse, ‘heronjtë’ e tyre i zhgënjyen duke pësuar me rezultat 2-0, “Skifterat” vazhduan mbështetjen edhe pas ndeshjes duke i motivuar dhe duke i përkrahur ata.
Këto janë disa nga imazhet e kësaj të diele të “Skifterave” në Skenderaj.