Pakica shqiptare në Serbi në korrik të vitit 2010 ka themeluar Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe ka konstituuar strukturat udhëheqëse, institucion i bazuar në Konventën e Këshillit të Evropës për të Drejtat Kolektive të Pakicave Kombëtare.
Ish kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Galip Beqiri duke folur për rolin dhe rëndësinë e funksionimit tha se pritshmëria ka qenë më e madhe mirëpo me gjithë pengesat e shumta është arritur të ndërtohen kapacitetet infrastrukturore dhe ato ligjore.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa partia e të cilit udhëheq me ekzekutivin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) shprehet i bindur në realizimin e qëllimeve sidomos në fushën e arsimit, informimit dhe përdorimin e flamurit kombëtar.
Deputeti popullorë në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi lidhur me pjesëmarrjen e KKSH-së në përgatitjet e planeve dhe programeve për krijimin e strategjisë nacionale për pakicat, thotë se nuk është i përfaqësuar nga njerëz adekuat.
Rahmi Zulfiu, kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar i cili përfaqësohet me dy anëtarë, shprehet skeptik në realizimin e qëllimeve në të cilat punon KKSH sepse pengesë është fakti se shumica e udhëheqësve vetëm mbajnë poste të dyfishta.
për më tepër dhe video shih në: