Lojtari i Fulhamit, shqiptari nga Maqedonia por me pasaportë zvicerane, Pajtim ka shënuar një ndër golat padyshim më të mirë të javës.
Lirisht mund të thuhet ndoshta se ky gol është një ndër golat që mund të hyjnë në konkurrencën për golin më të mirë të këtij sezoni në Premier League dhe jo vetëm. Mesfushori shqiptar mori një top nga një bashkëlojtar i tij, duke e ndalur topin me gjoks dhe më pas për ta shënuar një supergol. Goli i tij i min. 19, isht goli i barazimit, pasi më parë vendësit kishin kaluar në avantazh nëpërmjet Adrian Mariappas, në min. e 7.
Megjthatë Fulhami në fund e fitoi krejt takimin me rezultatin 1 me 4, me tre gola të tjerë nga Sidwell në min. e 45, Berbatov në të 50-ën, dhe Senderos në min. e 55./indeksonline/