/2L ONLINE/ – Kreu i degës së PDK-së në Gjilan Zenun Pajaziti po vazhdon aktivitetin e tij duke u takuar me grup të ndryshme të shoqërisë dhe sot në selinë PDK-së ai priti anëtarët e Shoqatës së Shurdhmemecëve në Gjilan me të cilët bashkëbisedoi për çështje të cilat i preokupojnë ata si komunitet i veçantë I shoqërisë.
Në këtë takim kryetari Pajaziti, anëtarëve të kësaj shoqate u ka prezantuar planet për komunitetet e ndryshme të komunës sonë. Kryetari Pajaziti I njoftoi që në kuadër të projektit të PDK-së, është parapa përkujdesja për kategorinë e Shurdhmemecëve.
“Në udhëheqjen e degës së PDK-së kam ardhur me plane zhvillimore për Komunën e Gjilanit, por edhe për shtresat e veçanta të shoqërisë, siç jeni ju. Ne edhe në kohën e qeverisjes me Komunën e Gjilanit, kemi treguar kujdes për trajtim dhe ndihmë meritore për ju dhe do të vazhdojmë edhe më tutje”, ka thënë Pajaziti.
Anëtarët e Shoqatës së Shurdhmemecëve e falënderuan kryetarin e PDK-së Zenun Pajazitin për pritjen, duke u shprehur mirënjohës për ndihmën gjatë kohës sa PDK ishtë në pushtet si dhe për interesimin e vazhdueshëm që PDK e ka pasur për këtë kategori. /2L ONLINE/