Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie, Zenun Pajaziti, ka thënë se çdo vonesë e aprovimit të projektligjit që ka të bëjë me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomitë familjare në veri do ta vështirësonte mbajtjen e këtij procesi këtë vit.
Ai ka thënë se qytetarët e komunitetit serb në komunat e veriut duhet t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare. Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Pajaziti ka thënë se është me rëndësi ta kemi një regjistrim zyrtar për gjithë territorin e Republikës së Kosovës, për faktin se herën e kaluar, për shkak të politizimit dhe ndërhyrjes së Beogradit, shumica e serbëve dhe komunave me shumicë serbe nuk u përfshinë në këtë proces.
Pajaziti ka thënë se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, si zakonisht, po manipulohen nga Beogradi dhe kanë refuzuar të përfshihen në regjistrim. Ai shpreson në bashkëpunimin e tyre në mënyrë që të përfundojë regjistrimi edhe në komunat e veriut.
Për më tepër në Epoka e Re