Deputeti, Zenun Pajazit pas ngjarës tragjike në Gjilan, ku në një aksident trafiku humbi jetën një qytetar dhe pati edhe të lënduar, ka kërkuar që Qeveria t’i dalë në ndihmë kësaj komune.
“Nuk e di nëse komuna e Gjilanit ka kapacitete me menaxhu këtë emergjencë tash për tash. E ftoj kryeministrin me dikasterin e shëndetësisë, të punëve të brendshme që t’i dal në ndihmë sa më shpejt komunës së Gjilanit, në mënyrë që të tejkalohet ky rast, kjo emergjencë dhe po ashtu i kërkojmë që të jemi pranë familjarëve dhe të gjithë atyre që kanë humbur në këtë tragjedi dhe do t’i dalim në mbështetje me sa mundësi që kemi“, ka thënë Pajaziti.