/2L ONLINE/ – Në shënimin e 129 vjetorit të Shkollës Shqipe e që njihet si Dita e mësuesit, kryetari I degës së PDK-së Zenun Pajaziti takoi veteranët e arsimit. “Në këtë ditë të shënuar, sot po realizojmë një takim simbolik në 129 vjetorin e shkollës shqipe për të ndarë respektin e pashoq për kontributin e pazëvendësueshëm që dhatë për edukimin dhe shkollimin e shumë gjeneratave. Është ky një moment I rëndësishëm për ti kujtuar sfidat dhe rrugën e gjatë e të mundimshme që bëtë ju në dhënien e dijës edhe në kohërat e vështira, edhe në kohën e rezistencës që kishim si popull”, ka potencuar kryetari Pajaziti.
Shprehim konsideratën më të lartë ndaj përkushtimit tuaj si misionar të arsimit. Prandaj edhe sot ne duhet të reflektojmë për përgjegjësitë tona që I kemi edhe për ju si kategori me vlerë e shoqërisë sonë. Jemi të obliguar ta ruajmë shpirtin ideator që patët për të edukuar e shkolluar gjenetara të tëra ka thënë ndër të tjera Zenun Pajaziti.
Duke shprehur falënderimin e tyre për respektin që po tregon PDK dhe kryetari Pajaziti, veteranët e arsimit thanë se ne kemi bërë shumë për shkollën shqipe dhe për popullin. Kemi dhënë kontribut me punë të pakursyeshme për të cilin kemi pritur që pushteti të jep më shumë respekt e trajtim dinjitoz çfarë e meritojmë ne.
Veteranët u shprehën se meritojnë përkrahje më të madhe, e jo nëpërkëmbje siç po në bënë pushteti aktual. /2L ONLINE/